Lajme

S’ka paqe/ Rusia sërish paralajmëron për lüftë bèrthamore, jep deklaratën ish-Presidenti i Rusisë

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev deklaroi se kriza në Ukrainë është më e keqe për Rusisë se ajo gjatë Lu ftës së Ftohtë.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve ruse, politikani që tani është pjesë e këshillit kombëtar të sigurisë, u shpreh se gjatë asaj kohë Rusisë nuk iu vendosën sanksione në industri, bujqësisë e fusha të tjera. Gjithashtu ai shtoi se dhe kundërshtarët e asaj kohe nuk i përshkallëzuan tensionet dhe retorikën deri në “pikën e vlimit”.

Gjithashtu, Medvedev shprehet se “lu fta ekonomike” e shpallur ndaj Rusisë do të sjellë një shk atërrim total të rendit të ekonomisë botërore.

“Ata po sekuestrojnë asetet e institucioneve financiare, madje edhe të Bankës Qendrore dhe po diskutojnë për sekuestrimin e këtyre aseteve dhe shtetëzimin e tyre. Kjo është një lu ftë pa rregulla’, tha ish-presidenti rus.

Medvedev shërbeu si president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012. Shumë besojnë se Putini, i cili më pas u bë përsëri president në vitin 2012, ishte lideri de fakto në atë kohë, duke e vënë Medvedevin në pushtet vetëm sepse Kushtetuta nuk ia lejonte një mandat të tretë radhazi.

Medvedev tha gjithashtu për Sputnik se ndërsa askush nuk dëshiron asnjë luftë, aq më pak një luftë bërthamore, por shtoi se ky është një kër cënim që ekziston gjithmonë.

MË TË LEXUARAT

To Top