Krist Aliaj, një nga banorët që rre zikon të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP2” këtë javë, shikon fitues një personazh tjetër, Jori Dellin.
Teksa ishte duke biseduar një natë me parë me banorin e ri të shtëpisë, Gerti Koxha, Kristi u shpreh se ka qejf ta shohë modelen teksa flet mirëpo sipas tij, asaj i mungon dinamika në lojë.
Kristi shton se bukuroshja brune përcjell një naivitet pozitiv i cili i mbizotëron në lojë (modeli i vjetshem i Beniades)
“Jorin ke qejf ka shohësh, ta dëgjosh vetëm se përcjell naivitet pozitiv, nuk po them se është budallaqe, nuk po them se nuk ka intuitë, por ka zgjedhur një gjë tjetër dhe mbizotëron kjo.
Mua më pëlqen. Unë thashë, për mua ajo duhet të fitojë. Ajo mund të bëhet lojtar i fortë, po duhet të bëhet me dinake. Ajo duhet të mendojë pak më shumë për situatën”, tha ai.
Kujtojmë se një ditë më parë Kristi tha: “Nëse e fiton Luizi, është në dështim Shqipëria. Ai nuk është shembulli që duhet të shpallet fitues”.