Rozë

Skandal! Direkt sa u nda nga Beatrix, Donaldi në krahët e biznesmenes së njohur në Tiranë/ Ja kush është ajo dhe sa vjeçe më e madhe

Lajmi për ndarjen e Beatrix dhe Donald u zbeh shpejt, kur në rrjet qarkulluan fotot e aktorit përqafuar me një vajzë. Festa private e organizuar Post Big Brother ndryshoi menjëherë ekuilibrat e çiftit që u krijua në shtëpi.

Me aq sa kemi mundur të mësojmë, Beatrix ka shkuar vonë në festë dhe është larguar vetëm pak minuta pasi kishte mbërritur. Shkak për këtë duket se është bërë konflikti me të dashurin e saj. Por nga ana e tij, Donaldi jo vetëm nuk është shfaqur i mërzitur, por e ka shijuar festën deri në minutën e fundit. Aktori u ngjit në skenë dhe këndoi këngën që i ka dedikuar Bora Zemanin. Por ajo që nuk u pa as në videot e as në fotot e publikuara në rrjetet sociale është vajza që i rrinte përkrah përgjatë gjithë kohës Donaldit.

Ndonëse finalisti i Big Brother erdhi i shoqëruar nga i vëllai i tij binjak, dhe këngëtari Elgit Doda, shpejt në tavolinë iu bashkua dhe vajza që thuajse askush nuk e njihte në publik, por në botën e biznesit dhe në jetën sociale të Tiranës është mjaft e njohur. Panorama Plus ka mundur të mësojë se vajza përkrah aktorit është Orgesa Kalemi dhe është një biznesmene e njohur në Tiranë, sipas panorama plus.

32-vjeçarja ka qenë e ftuar në festë nga Lori Hoxha, si një nga mikeshat e saj dhe duket se aty ka përfituar për të kaluar kohë me Donaldin. Orgesa gjithashtu është vajza brune simpatike e apasionuar pas udhëtimeve dhe jetës luksoze. Në rrjetet e saj sociale ka poza nga udhëtimet e shumta, ku shfaqet sensuale. Edhe pse e re në moshë, Orgesa është administratorja e një biznesi në Tiranë, biznes ky që i lejon jetën luksoze, por edhe miqësinë me VIP-a dhe emra të njohur nga bota e medias.

Nuk dihet nëse është Orgesa një nga arsyet e ndarjes së Beatrix dhe Donald, duke qenë se shfaqja e saj krah Donaldit vjen pikërisht në natën ku këngëtarja vendosi t’i jepte fund marrëdhënies me të. Deri më tani nga aktori nuk ka asnjë reagim as për ndarjen nga Beatrix, si dhe as për afrimitetin e tij me 32-vjeçaren.

MË TË LEXUARAT

To Top