Rozë

Skandal i madh/ Donaldi harron Beatrix dhe lidhet me gazetaren nga Kosova? ”Jeta iku u…”

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ishte e elminuara kësaj të premteje Big Brother Vip, përballë të dashurit të saj brenda shtëpisë Donald Veshajn dhe moderatoren Einxhel Shkira.

Ajo u përcoll me lot nga banorët dhe aktori i humorit, i cili pas daljes së saj në një diskutim me banoren e re Egzona Rafuna, shprehu se i dukej “çuditshëm pa Triksën”.

Megjithatë moderatorja nga Kosova i ka qëndruar afër në momentet e tij të vështira dhe së fundmi ata të dy organizuan një lojë për të trembur aktoren Monika Lubonja, gjë që Donaldi më parë e bënte më Beatrix Ramosajn. Aktori dhe moderatorja u fshehën të dy dhe pritën për të friksëuar Monika Lubonjën.

Ndjekësit kanë nisur aludimet e tyre në lidhje me situatat dhe nëpër komente ata e kanë cilësuar moderatoren nga Kosova si “gomë rezervë”, ndërsa kanë ironizuar edhe aktorin duke shkruar se “kaq e pati mërzia për Triksën”

“Çanta numër 3”, shkruan një ndjekëse duke iu referuar moderatores. “Kaq e pati dhe mërzia për Triksën”, thotë një tjetër komentues.

Kujtojmë se ditën e djeshme Egzona u kujdes dhe i përgatiti mëngjesin aktorit të humorit pasi ai ishte i mërzitur. Kaq ka mjatuar që ndjekësit të shpërthejnë përsëri në komente, aludime dhe ironi.

“Iku jeta, u harrua, kapitull i mbyllur”, shkruan një tjetër ndjekës.

“Po mos ia marrtë edhe kjo Triksës. Ja mori dorën Donaldi, ta provojë edhe me Egzonën”, shkruan një tjetër ndjekës duke e shoqëuar me të qeshura komentin e tij.

MË TË LEXUARAT

To Top