Rozë

Skandal i madh! ”Për’puthen” do mbyllet, ja çfarë do të ndodh me emisionin





Ngjarja e ndodhur të shtunën në Përputhen Prime, ku Alvisa dhe Hyseni janë përballur me prova inçizimesh, tradhtie, me akuza për dhu.nime e përndjekje ka përfshirë jo vetëm opinionin publik, por dhe shoqata të ndryshme.

Këto ditë ka reaguar organizata për mbrojtjen e grave “AWEN”.

Përmes një letre të hapur dërguar televioznit Top Channel, drejtorit Ben Blushi, autores së programit Olsa Muhameti dhe AMA-s, kjo organizatë e ka vënë theksin tek fenomeni i dhu.nës dhe mos respektim të etikës, duke parashtuar edhe disa pika për konsultim dhe bashkëpunim.

Letra e plotë e “AWEN”

LETËR E HAPUR

Drejtuar: Televizionit Kombëtar “Top Channel” .

Ben Blushi, Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, Znj. Olsa Muhameti, Autore e Programit “Përputhen”.

Për dijeni:Autoritetit të Medias Audiovizive Këshillit Shqiptar të Medias, Unionit të Gazetarëve ShqiptarëShoqatës së Gazetarëve, Profesionistë të Shqipërisë, Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, Shoqatës së Mediave Elektronike Shqiptare, Shoqatës së Gazetarëve për Drejtësi.

Thirrje për shmangien e vi.ktimizimit të pjesëmarrësve në program dhe transmetimin e mesazheve të drejta kundër dhu.nës me bazë gjinore.

Të nderuar/a përfaqësues/e të programit: “Përputhen”, pranë televizionit kombëtar “Top Channel”, Ju drejtohemi në emër të një grupi organizatash që punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, të drejtave të vajzave dhe grave, si dhe me fokus të veçantë vi.ktimat e dhu.nës me bazë gjinore.

Shprehim konsideratën për punën tuaj lidhur me informimin, ndërgjegjësimin dhe shpeshherë mbështetjen ndaj qytetareve/ëve në luftën kundër dhu.nës me bazë gjinore dhe dhu.nës në familje.

Duke ndjekur programacionin Tuaj, kemi vërejtur me shqetësim se më datë 6 Nëntor 2021, në emisionin “Përputhen”, janë transmetuar për publikun mesazhe të gabuara lidhur me dhu.nën me bazë gjinore.

Përgjatë programit dhe formatit të tij u trajtua në mënyrë të detajuar historia e një prej pjesëmarrëseve, Alvisa Qarri.

Ne vlerësojmë se mënyra e trajtimit të ngjarjeve të Alvisa Qarri, justifikon, përkrah në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe legjitimon mentalitetin patriarkal të cilësimit të partneres/partnerit si “pronë”, ushtrimin e dhu.nës me bazë gjinore, duke u bërë kështu faktor në transmentimin e mesazheve të gabuara sa i takon dhu.nës me bazë gjinore dhe të drejtave të grave si të drejta të njeriut.

Trajtimi jo i drejtë i këtij rasti ka nxitur gjithashtu një valë reagimesh të cilat paragjykojnë dhe etiketojnë vajzat dhe gratë e dhu.nuara, duke justifikuar dhu.nën ndaj tyre por, nga ana tjetër, edhe një valë të gjerë reagimesh të cilat nuk e përkrahin qëndrimin e programit, opinionistit dhe/apo drejtueses.

Kjo qasje përforcon përsëri stereotipet gjinore ku gratë perceptohen si të nënvlerësuara, si pronë dhe ku dhuna tolerohet apo justifikohet.

Pavarësisht faktit se Alvisa Qarri është në moshë madhore dhe është përgjegjëse për vendimet/zgjedhjet e saj, ne vlerësojmë se kjo histori nuk duhej përdorur në një fokus mediatik të tillë.

Nxitur nga kjo ngjarje, duke u bazuar në Kodin e Transmetuesve Audiovizivë të AMA-s , kërkojmë bashkëpunimin tuaj për të reflektuar qëndrimet e mëposhtme:

Respektimin e parimeve etike gjatë transmetimit të materialeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe dhu.nës me bazë gjinore, duke shmangur promovimin e rasteve të cilat pranojnë dhe justifikojnë dhu.nën, direkt apo indirekt.

Fajësimi i vi.ktimës, mund të nxisë persona të tjerë të heqin dorë nga raportimi i dhunës duke sjellë pasoja në jetët e tyre.

Në nivelin shoqëror një qëndrim i tillë i medias përforcon stereotipet gjinore.

Ju ftojmë t’i bashkoheni qëndrimeve tona për të ndërtuar një shoqëri ku paragjykimet, strereotipet dhe shkelja e të drejtave të njeriut nuk tolerohet për asnjë arsye.

Qasja shoqërore, e përforcuar edhe nga media, ku kërkohen faji apo motive e arsye që e “detyruan” atë që është dhu.nues të dhu.nojë, duhet të marrë fund.

Forcimin e bashkëpunimit mes Medias dhe Shoqërisë Civile nëpërmjet nismave të përbashkëta, për të përmirësuar mënyrën e trajtimit të rasteve të dhu.nës me bazë gjinore si dhe ndërgjegjësimin e publikut lidhur me të drejtat e njeriut.

Media duhet të jetë një faktor emancipues për stereotipet, rolet, pabarazinë gjinore dhe qëndrimet diskrimuese.

Sugjerojmë, që të konsultoheni me ekspertë të fushës paraprakisht në rastet kur prezantoni histori apo ngjarjeve që trajtojnë shkelje të të drejtave dhe dhu.nën me bazë gjinore për të shmangur trajtimin jo të duhur të këtyre fenomeneve negative të shoqërisë shqiptare.

Duke besuar në ndërgjegjësimin tuaj si qytetarë dhe profesionistë të medias kërkojmë edhe një herë t`u kushtoni vëmendjen e duhur kërkesave tona të përsëritura, si dhe shprehim gadishmërinë tonë për bashkëpunim të mëtejshëm.





MË TË LEXUARAT

To Top