Rozë

Skandal në ‘Big Brother’, VIP-ave u kanë dalë të gjitha sekretet, ua publikuan

Pak ditë më parë, banorët kishin një sf idë, të përcaktuar nga Vëllai i Madh. Secili prej tyre duhet të shkruante një sekret në letër dhe ta fusnin atë brenda enës së qelqtë. Banorët kishin për detyrë të gjenin sekretet e njëri-tjetrit, të cilat ishin nga më të çuditshmet dhe ata nuk hezituan qe te gjithe te tregojne sekretet e tyre.

Përmes një zarfi të bardhë që hyri sot në shtëpi, Vëllai i Madh tregoi sekretet e secilit dhe bëri me dije se Gerti gjeti 9 prej sekreteve të banorve. Jori, Antoneta dhe Deamishel dhanë 8 përgjigje të sakta, Olta dhe Keisi 7, Fotini dhe Nita gjetën 6 përgjigje të sakta.

Qetsori 5, Kristi, Lorenci dhe Luizi 4 përgjigje të sakta, ndërsa Elvisi gjeti vetëm 2 prej tyre. Në zarf, ishin edhe sekretet e së cilit. Sekreti i Luizit Kam tentuar ti marr jeten vetes Sekreti i Gertit Një vajzë në Zvicër më pagoi biletën e hotelit dhe ndenja dy ditë me të. Sekreti i Qetsorit Kam qenë në Universitet për Filozofi dhe Shkenca Politike. Sekreti i Elvisit Jam hedhur nga një kullë shumë e lartë me litar. Sekreti i Fotini- Kam vajtur në një club dhe më ka vallezuar përpara një vajzë shumë atraktive.

Sekreti i Lorencit Kam hequr nga Instagrami një banor përpara se të hyja në Big Brother. Sekreti i Nitës Kam larë peshqirët e Big Brother tre herë me zbutës, sepse nuk di të përdor lavatriçen. Sekreti i Keisit Kam rënë në dashuri me një banor të Big Brother. Sekreti i Oltës Ka qenë një periudhë kur nuk kam pasur lekë të paguaj qiranë e shtëpisë. Sekreti i Kristit Kam flirtuar me mamanë e një shokut tim.

Sekreti i Deas Kam shkruar një libër me poezi, por kam frikë ta publikoj. Sekreti i Jorit Kam qenë e fejuar. Babai i tij ka qenë trajner futbolli shumë i njohur. Sekreti i Antonetës Kam një lidhje të konsoliduar jashtë shtëpisë. Ndryshe sa i perket sekretit te Luizit, Olta menjehere dha nje koment ku tha se ai e ben kete te bie ne sy.

MË TË LEXUARAT

To Top