Alvisa dhe Bashkimi janë konkurrentët që deri tani kanë arritur më së shumti afrimitet dhe janë drejt një rruge të mbarë për krijimin e një lidhje, madje konkurrentja puntatën e fundit tha se është gati të deklarohej.
Dyshja kanë thyer rregulloren duke u takuar edhe jashtë dhe kjo u diskutua në program, pasi vet Alvisa solli një video me të cilën sipas saj po shantazhohej nga dikush.
Ajo tha se është duke u shantazhuar me video për të lënë emisionin dhe të ndërpresë në mes njohjen me Bashkimin duke u shprehur e shqetësuar për videot dhe kërkoi që të lërë emisionin.
Nga ana tjetër Bashkimi pohoi se ai i kishte kërkuar takim kur u kthye nga Amerika pasi donte takonte dhe se e merr ai pjesën e fajit.
Ai gjithashtu shprehu pëlqim shumë të madh për Alvisën. Pas transmetimit të kësaj situate një tjetër postim ka bërë bujë duke nxitur dyshimin e ndjekësve se dyshja mund të kenë kaluar natën bashkë.
Alvisa ka postuar një foto të syrit të Bashkimit duke shkruar “Natën e mirë” dhe kjo bëri që të hidhen dyshime të mëdha.