Dje janë diskutuar disa nga ngjarjet e bujshme brenda shtëpisë. Prej të gjithave u diskutua edhe dalja e Beatrix në takim romantik me Kledin në shtëpinë e Big Brother edhe pse këngëtarja hezitonte të dal, megjithatë e kishte pranuar takimin.
Pas daljes në takim, Beatrix dhe Kledi nuk e vazhduan më tutje njohjen, ndërkohë Iliri pyeti Beatrix se pse ka dal në takim me Kledin kur nuk ka dashur.
“Nuk e dija që mundesha”, tha Beatrix duke e ditur faktin se produksioni i Big Brother e kishte organizuar takimin e tyre dhe nuk ka ditur se a i lejohej kjo gjë.
Ndryshe, Trixa po e vazhdon raportin e afërt me Donaldin dhe ajo se çka ka ndodhur me Kledin mbet në të kaluarën. Shiko videon teksa flasin Iliri dhe Beatrix. SHIKO VIDEON
E sigurisht që nuk kishte se si të lihej pa u diskutuar puthja që Donaldi i dha Borës, kur ajo hyri për të takuar shoqen e saj Semin, si dhe pse i dërgoi një dhuratë për të kujtuar 3 vjetorin e lidhjes së tyre.
Gjatë diskutimeve, nga banorët ka ndërhyrë edhe Beatrix e cila është shprehur se i ka pyetur të gjithë një për një për Donaldin dhe të gjithë kanë qenë të qartë se ai ishte “single”.