Lajme

Skandali i radhës në Shqipëri/ E moshuara që figuron me 30 milionë dollarë biznese: Unë jetoj në azil as e di fare

90-vjeçarja me biznes 30 milionë dollarë në Lezhë, Haxhire Gurakuqi, ka rrëfyer , të vërtetën e ak uzave që rëndojnë mbi të, si përfituese e parave të inceneratorëve.

E moshuara thotë se jeton në azil në Tiranë, pasi i është d ëmtuar shtëpia nga tërmeti.

Gruaja është e braktisur në azil dhe jeton në kushte të vështira ekonomike. E pyetur nëse ajo ka dijeni për bizneset që janë në emër të saj dhe përfitimet nga inceneratorët, e moshuara thotë se nuk di gjë.

Ajo sqaron se të dhënat e saj janë janë marrë nga pasaporta, ndërsa shton se nuk i njeh personat që e kanë përfshirë në mas htrim.

Haxhire Gurakuqi: Kam jetuar në shtëpi me qera mbi 20 vite. Tërmeti më shembi shtëpinë iu drejtova bashkisë, nuk më ndihmoi. Jetoj në Azil që në momnetin që ra tërmeti. Nuk i njoh personat që më kanë përfshirë në këtë ma shtrim. Jetoj vetëm me lekët e pensionit, kam rënë pre e mas htrimit. Mi kanë marrë të dhënat nga pasaporta. Unë as nuk e di çfarë janë këto kompani. Më thanë ke një biznes të madh në Lezhë, ndërkohë që unë nuk kam qenë kurrë në atë qytet.

MË TË LEXUARAT

To Top