Mbrëmë në programin e showbizit “Pikë”, ka qenë i ftuar Arjon Muça. Ai foli për synimet e këtij viti, punën me programin televiziv të përditshëm dhe detaje të tjera të jetës personale.
Një ngacmimi për kryefjalën e muajit dhjetor, listën e pagave, nuk i shpëtoi as Arjoni. “Besoj e keni parë sa e kisha. Por kishin harruar të më shtonin një zero tek 400 mijë të vjetrat”, tha moderatori i qeshur.
Arjoni tregoi gjithashtu se ka në plan të hapë një tjetër biznes që pret të kopjohet, njësoj si ai i kostumeve sportive që u bë shpejt viral dhe i suksesshëm.
Ndërsa e ftuara tjetër ishe moderatorja e sportit, Lei Kraja. Ajo është vënë para dy lojërave për të zbuluar më shumë mbi jetën personale dhe atë në ekran. Lei njihet si një person që jetën private e ka mbajtur përherë larg publikut, por këtë herë nuk i shpëtoi dot një pyetje për dashurinë.
Kur Adela e pyet nëse ka dikë në jetën e saj, ajo nuk pranoi të përgjigjet, por zgjidhi të pijë një shots në ngjyrë të kuqe dhe buzëqeshi.
Ndërsa kur u pyet për situatat më të sikletshëm që ka përjetuar në televizion, ajo pranoi se njëherë gjatë një interviste në stadium i janë grisur pantallonat, por fatmirësisht video nuk është ruajtur asgjëkundi.