Rozë

Skandali me rrogat/ Miliona lekë në muaj marrin, do mbeteni pa fjalë nga rroga e Arjan Konomit dhe Olsa Muhametit

Skandali me të dhënat e qytetarëve që qarkulloi në “WhatsApp”, ku tregohen identiteti, kartat e identitetit, pozicioni i punës dhe paga përkatëse ka ngjallur kureshtje edhe për emrat e njohur të ekranit shqiptar. Një nga emrat më në zë këto dy vitet e fundit ka qenë edhe opinionisti i një prej programeve më të ndjekura, Arjan Konomi.

Arjani paguhet 228,411 lekë të reja për punën e tij si opinionist në programin e dashurisë. Gjithashtu e njohur është bërë dhe autorja Olsa Muhameti, nga vetë suksesi i programit.

Olsa paguhet 507,879 lekë të reja për punën e saj si autore e programit. Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta e den oncoi rrjedhjen e të dhënave si shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave themelore dhe kushtetuese si dhe kërkoi he tim të shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Partia Demokratike në opozitë e den oncoi ngjarjen si “skandal të përmasave të jashtëzakonshme” dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Sot paga dhe të dhënat sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve janë në pazar për shkak të një shteti të rënë në duart e militantëve partiakë, që Edi Rama i përdor për pushtetin e tij personal,” tha deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Zëdhënësi i qeverisë, Endri Fuga tha përmes një deklarate për shtyp se Ministria e Financave po e ndiqte me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë, por e cilësoi dokumentin si “ilegal’.

Përmes një gjuhe teknike, Fuga deklaroi se analizat paraprake tregojnë se ‘nuk ka ndodhur asnjë eksportim dixhital i databazës së pagave” dhe se dokumenti është “bashkim i disa copave të ndryshme”.

Arjani, Olsa dhe ish-konkurrentët e Përputhen lënë nam në mës të rrugës –  Online

MË TË LEXUARAT

To Top