Rozë

Skandali me të dhënat/ Dalin të shifrat, këto janë rrogat marramendëse të Ermal Mamaqit, Ledion Liços, Marina dhe Luana Vjollcës

Pagat e publikuara po bëjnë sot xhiron e rrjetit. Nuk dihet se si këto të dhëna janë zbuluar, por vëmendje të madhe kanë marrë shifrat që marrin personazhet e njohur.

Më poshtë do të gjeni një listë të disa prej personazheve më të njohur të showbizzit, duke zbuluar se sa marrin ata në muaj:

Ledion Liço 432,532.00, Marina Vjollca 390,026.00, Armina Mevlani 190,797.00, Salsano Rrapi 440, 400.00, Ermal Mamaqi 120,000, Amarda Toska 80,000.00, Arbana Osmani 986,927, Inis Gjoni 73,767

Bora Zemani 321,373.00, Luana Vjollca 542,710.00, Alketa Vejsiu 80,000.00, Donald Veshaj 30,475.00, Romeo Veshaj 30,475.00

Qeveria ka reaguar duke theksuar se nga analizat paraprake nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën janar-prill 2021.” Referuar reagimit zyrtar, databaza është e ndryshme nga ajo që përdor Ministria e Financave dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”.

Kujtojme se pas skandalit të patronazhistëve një tjetër skandal i rëndë ndodh me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Është fjala për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën, që po shpërndahet në Whatsapp.

Nuk dihet se cili është burimi i daljes së kësaj liste të cilën Opinion.al, thotë se e posedon, por thekson se “sigurisht në ruajtje të privatësisë së personave në fjalë kjo listë nuk do të publikohet“. Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi pas shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave për pagesat mujore, në media.

Burime bëjnë me dije për Abcnews.al se do të kërkohet një shkresë zyrtare në Drejtorinë e Tatimeve dhe ISKSH për verifikimin e kësaj procedure. Verifikimi ka nisur pasi një grup qytetarësh i janë drejtuar me ankesë Prokurorisë së Tiranës. Lajmi për publikimin e databazës me të dhënat e pagave mujore u publikua mbrëmë në media.

MË TË LEXUARAT

To Top