Ajo u bë e njohur nga një event bukurie në vend e më pas në disa video virale që qarkullonin në rrjet, fokusi i së cilave ishin zën kat.
Edhe pse video shumë të komentuara, Trejsi si një vajzë puntore dhe e talentuar, vijoi karrierën e saj si modele duke i lënë pas këto gjëra.
Modelja nga Elbasani, ditën e djeshme, ditë e premte e cila konsiderohet edhe si e shenjtë në kalendarin islam, nëpërmjet disa videove të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, ka treguar se është një myslimane e devotshme.
Ajo shihet teksa është mbuluar me shami ditën e djeshme teksa kalon pranë një xhamie në Elbasan dhe në sfond dëgjohen këngë islamike.
Trejsi para disa muajsh u zhvendos në USA për karrierë si modele por që prej korrikut të këtij viti u rikthye në vend.