Lajme

‘S’na kap ne, mos ki frikë ‘, miku i Arben Bajos publikon bisedën e fundit me të rreth Covid-19

Me anë të një postimi në rrjete sociale, miku i tij, Roland Bejko ka treguar bisedën e fundit me të ndjerin, i cili nuk mendonte se do të infektohej dhe aq më pak se Koronavirusi do t’i kushtonte jetën.

“Iku dhe Arben Bajo
Beni luante me jetën kukafshehti, ja kështu si te kjo foto.
Për herë të fundit e kam takuar disa ditë më parë pranë Akademisë. Isha duke ecur me makinë. E pash në trotuar dhe i rashë borisë. Ktheu kokën, më pa dhe u afrua te makina. Ula pak xhamin. “Ule mor tamam”,- më tha “mos ki frikë se s’na kap ne kjo e flamosura…”
Shkëmbyem romuze për politikë, edhe pse Benit nuk ia ndiente shumë për të. Folëm për punimet e tij dhe për Covid. “Na ndau”,- tha, “bëhu për një kafe, ti e di ku më gjen”.
Si mund ta dija që në fakt ato dy tre minutat e bisedës në këmbë, ishin të fundmet e gati 40 vjet miqësi qysh nga koha kur akoma fëmijë, mësonim pikturë?
Lamtumirë Ben,
Sa herë të flitet për At Zef Pllumin do kujtojmë ty. Sa herë do dëgjojmë këngët e Vaçe Zelës do na shfaqesh aty si një personazh i një videoklipi të përjetshëm! Ti u dhe jetë atyre sigurisht, por ata dhe qindra vepra të tjera ty të dhenë përjetësi të merituar.
I paharuar miku im, miku ynë!
Mirë u pafshim!”, ka shkruar Bejko.

MË TË LEXUARAT

To Top