Rozë

Sokol Balla do të kthej në ‘Top Channel’? Por nuk ka rënë dakord me Vjollca Hoxhën, ja çfarë i ka kërkuar që nuk u plotësua

Sokol Balla nuk do të rikthehet te Top Channel, televizioni më i dashur i shqiptarëve. Pak javë më parë rikthimi i tij konsiderohej i kryer, por situata duket krejt ndryshe.

Burime të sigurta pranë TCH tregojnë se bisedimet ndërmjet pronares Vjollca Hoxha dhe gazetarit të mirënjohur nuk kanë vajtur ashtu siç pritej. Kjo, sepse Balla ka kërkuar shumë.

Nuk bëhet fjalë për çështje financiare, sepse paga nuk ka qenë kriteri i parë i gazetarit. Ish-drejtori i informacionit në Top Channel ka kërkuar një rol të madh në Kashar.

Duke ndjekur shembullin e ish-drejtorit Ben Blushi, Balla mësohet se i ka kërkuar Vjollca Hoxhës të ketë pushtet absolut në zyrat e Top Channel.

Me pak fjalë, ai nuk është mjaftuar me rolin e përgjegjësit të departamentit të lajmeve, por ka kërkuar të bëhet drejtor i përgjithshëm i këtij televizioni.

Me rikthimin në Top Channel, Balla do të rimerrte drejtimin e emisionit “Top Story”, duke larguar drejtuesen Eni Vasili. Kjo, mesa duket, tashmë është pezulluar si çështje. Presim zhvillime të tjera.

Sokol Balla status lamtumire një natë më parë, ja si “përgjigjet” Top Channel – Balkanweb.com – News24

MË TË LEXUARAT

To Top