Sokol Balla ka qenë i ftua në emisionin “Më lër të flas”, ku ndër të tjera ai ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me gazetarin Blendi Fevziu.
Balla u shpreh se biseda më e fundit mes tyre ishte rreth një udhëtimi.
Donald Veshaj: Meqënëse ishim tek konkurenca, a e ke rival ti Blendi Fevziun?
Sokol Balla: Po e kam rival. Kam marrëdhënie normale me të.
Donald Veshaj: Ke marrëdhënie shoqërore me të?
Sokol Balla: Po, për shembull herën e fundit që më mori në telefon më tha ku e more vizën kur ike në Paraguaji, pastaj bëmë plane të ikim në Angola. Në 2018 shkoj në Kolumbi dhe na Panama, kisha një guidë një djalë që më bëri guidën dhe pas rreth një viti më çon Fevzoi një foto dhe kishte qëlluar me të njëjtin djalë.