Lajme

Sokol Balla rikthehet në ‘Top Channel’ dhe ka bërë një kërkesë shumë të pazakontë

Sokol Balla u rikthye pak ditë më parë në Top Channel, aty ku u bë i njohur për publikun pasi punoi për disa vite në të, pikërisht në momentin që ky televizion ishte në kulmin e tij.

Sot po qarkullon një lajm ku thuhet se Sokol Balla jo vetëm që i ka kërkuar Top Channel të largojë Eni Vasilin dhe t’i marrë vendin asaj, por ka kërkuar të rikthejë edhe emrine dikurshëm të emisionit të tij “Top Story”.Pas largimit nga Top Channel, Sokol Balla e quajti emisionin e tij “Real Story”, ndërsa “Top Story” në TCH i mbeti thjeshtë emri, sepse nuk është më një emision politik por investigativ.

Tani thuhet se Balla i ka kërkuar TCH të rikthejë emrin e dikurshëm të emisionit tij, por përgjigja nga drejtuesit ka qenë e prerë që “jo”. Ai pritet të nis në datë 7 prill, me emrin tjetër, Real Story, duke lënë nga ana tjetër dokumentarin Top Story, që të vijojë normalisht.Ndërsa Eni Vasilit edhe pse i ishte premtuar që do të qëndrojë deri në fund të sezonit, duket se largimi i saj nga TCH do jetë para kohe dhe nuk dihet në cilin ekran do ta shohim në vazhdim.Përvec emisionit të tij “Real Story”, Balla do vazhdojë të jetë dhe drejtori i informacionit në TCH. Pak ditë më parë, ai pati disa probleme serizoe me shëndetin por për fat ia hodhi paq dhe tani është rikthyer në vendin e punës.

MË TË LEXUARAT

To Top