Më 28 nëntor, erdhi në jetë djali i Gold Ag dhe bashkëshortes së tij, Ermira Shkodra, të cilin e pagëzuan me emrin Gueril.
Ermira ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto, krah së cilës shkruante disa fjalë zemre. Ajo tregoi tortën e veçantë që zgjodhën t’i bëjnë të birit, ku shkruhej: “Mirë se erdhe Gueril”.
“Faleminderit zot, për dhuratën më të bukur në jetë djalin tonë, faleminderit dashni Arian Agushi, tash dashnin tonë e bën edhe më të plotë Guerili. Lindi më 28 nëntor në një datë të veçantë për popullin tonë e qoftë i veçantë për ne dhe për të gjithë kombin.
Faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që i keni dërguar e ua kthefshim në të mirë e në gëzimet tuaja,”- shkruan ajo.