Lajme

Solli në jetë vajzën e saj një muaj më parë/ Covid-19 i merr jetën 29-vjeçares

Një grua e re, e cila ishte bërë nënë rreth një muaj më parë, ka humbur jetën si pasojë e Covid 19 në Itali.

Morena Di Rauso, vdiq nga Covid në moshën 29-vjeçare, ndërkohë që sipas mediave italiane ajo ishte bërë nënë në datën 19 Nëntor.

Menjëherë pasi lindi vajza e saj, ajo u transferua në një spital Covid, ndërsa sipas të dhënave të para gruaja nuk ka qenë e vaksinuar.

Jeta e saj u shua mëngjesin e të dielës që lamë pas.

Kryetari i bashkisë, Giovanni Lombardi, anestezist në Monaldi në Napoli, e bëri të ditur këtë në Facebook. “Vdekja e një nëne shumë të re që sapo kishte sjellë në jetë një vajzë të vogël, është diçka që mendja jonë nuk mund ta pranojë. Covid nuk bën dallime”.

MË TË LEXUARAT

To Top