Rozë

Soni Malaj rrëqeth me rrëfimin: Nuk dal dot me vajzën në rrugë, më pyesin mami pse po shohin

Këngëtarja Soni Malaj është e ftuara e radhës në “A live night”, drejtuar nga Ledion Liço. Si rrallë herë ajo rrëfeu disa prej momenteve të fëmijërisë, ku ëndërronte të bëhej këngëtare, edhe pse prindërit dëshironin që ajo të bëhej doktoreshë.

‘E kam vuajtur shumë’/ Soni Malaj rrëfen momentin e largimit nga Tropoja

“Unë nuk e di kur s’kam kënduar, mundoj të kujtoj një moment që nuk kam kënduar,por nuk ka, kam nisur që 5 vjeç. Ëndrra imë më e madhe ishte të bëhesha artiste, këngëtare, të lija një gjurmë në muzikën shqiptare.

Nuk e dija kujt gjëje po i shkoja, thashë do ndjek ëndrrën time dhe pikë. Kam lindur në Tropojë dhe kam jetuar deri në moshën 9-vjeçare. Ka qenë një fëmijëri e bukur, edhe bota do e kishte zili, si Zvicra, me ski me slita me lojërat e dëborës dhe kur fillonte dëbora e parë çoheshim në mëngjes hapnim dritare”, tha Soni.

Ajo gjithashtu përshkroi edhe momentin kur u largua nga vendlindja e saj, Tropoja.

“Shkëputja nga Tropoja në ’91-shin ishte shumë e vështirë, e kam vuajtur shumë, më dukej sikur nuk i përkisja Tiranës. Mua më karakterizon këmbëngulja, nuk kisha dëgjuar për edicion, thjesht doja të bëhesha këngëtare. Nxënësit shkonin në shkollë dhe bënin detyra, unë përgatisja veten se në adoleshencë do të shkoja në festival. Deri 14 vjeç unë stërvitesha vetë vokalisht. Një ditë më tha mami se një vëllai i të njohurës së saj kishte një studio. Kush e ka, kush e ka? pyesja mamin, ‘është vëllai i kësaj zonjës, ti nuk di të këndosh’. Unë ia bëja do bëj audicion dhe pikë dhe çdo ditë i thoja i the? I the? babai ma bënte po ca këngëtare, e ke thjesht hobi, ti do të bëhesh doktoreshë. Kishte ditë që përgatitesha me këngë të Mariah Carey dhe Whitney Houston, atje ishin Elton Deda, Redon Makashi. këndova, më thanë këndo ndonjë gjë tjetër. U them mbyllini dritat dhe filloj këndon ‘I will always love you’ dhe ata thanë po”, u shpreh Soni.

Soni Malaj është një prej këngëtareve më të dashura të publikut shqiptar, e cila prej vitesh dhuron art duke lënë gjurmë në shoqërinë shqiptare.

MË TË LEXUARAT

To Top