Këngëtarja Soni Malaj e ftuar në emisionin ‘E diela shqiptare’ ka rrëfyer fillimet e karrierës së saj. Ajo është përlotur për sa krificat që ka bërë nëna e saj që ajo të arrinte aty ku është sot.
Babai dëshironte që Soni të bëhej mjeke dhe muzikën ta trajtonte si një pasion por nëna e saj mendonte se vajza duhej të bëhej këngëtare. Kështu që Soni përlotet teksa kujton sakrificat e saj.
“Jeta ime sillej rreth babit por mami ka sakr ifikuar shumë ka lënë punën që të më shoqëronte mua.
Qante shumë pas kuintave kur më shihte në skenë. Familja ime është pak strikte tradicionale dhe lajmet i vuanin shumë, kjo ishte tjetër arsye që mami qante. Sa shpeshherë gjyshja i thoshte mamit: moj çupe çi bëre çupës!”- ka rrëfyer Soni me sytë me lot.