Sot është dita e katërt e protestës së qytetarëve përpara Kryeministrisë, të cilët po kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.
Mes tyre është edhe aktori Flor Binaj, i cili i ka bërë thirrje të gjithë artistëve në Shqipëri të bashkohen në protestë për të ardhmen e fëmijëve.
“Unë jam kritikuar shumë se kam qenë ndër të vetmit artistë që kam dal të protestojë. Do doja shumë që ashtu si na u bashkua Marin Mema të na baashkohen shum figura publike në Shqipëria”, tha Flori.
Më tej ai zbuloi se nuk është vetëm, por sot në protestë ka ardhur edhe Xhoda, me të cilin janë një dyshe e pandarë përmes roleve të “Babait e djalit”.
“Ky është flamuri më i bukur në botë, i një vendi më të bukur në botë, por ka vite e vite që vidhet. Ne jemi këtu për të gjithë, kameramanë, gazetarë motra e vëllezër. Është herae parë që nuk kuptohet ky fillon sheshi “Skënderbëj dhe ku mbaron “Nënë Tereza” aq shumë njerëz ka. Faleminderit të gjithë qytetarëve që kanë ardhur nga çdo skaj i Shqipërisë. Unë jam kritikuar shumë këto ditë se kam qenë ndër të vetmit artistë që kam dal të protestojë Unë sot nuk jam vetëm, një tjetër artist është bashkuar protesëts”, u shpreh Binaj.
Çela ose i njohur ndryshe si “Xhoda” sapo mori mikrofonin nuk hezitoi të bëjë batuta me qytetarët duke thënë: “A më shihni të gjithë të paktën” dhe më pas u shpreh se kjo është një protestë e popullit dhe jo e partive politike.
“A më shihni të gjithë të paktën. Kjo është protestë e popullit dhe jo e partive. I ftoj të gjithë personazhet publikë se para se të jemi vipa, jemi qytetarë. Jam këtu për të gjithë pensionistët që kanë frikë të futen në market se janë rritur çmimet, nuk hipin dot në autobus se janë rritur biletat. Jam krenar që jam sot këtu me ju”, tha Irgen Cela.