Rozë

Sot është ndër më të paguarat, Delinda Disha habit tregon sa shumë pas ka qenë pagesa e parë

Ndonëse sot është një nga aktoret më të paguara të skenës shqiptare, jeta e Delinda Dishës nuk ka qenë gjithmonë kështu.

‘Më paguan vetëm 15 mijë lekë të vjetra’

E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ Delinda Disha ka folur përballë moderatores Ester Bylyku, për punën e saj të parë, dhe sa është paguar.
Pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: Cila është puna që ti je paguar mëpak? Jo detyrimisht mund të ketë qenë punë televizioni.

Delinda Disha: Në fillimet e mia, kur kam qenë nga klasa e shtatë, merrja pjesë në videoklipe, dhe paguhesha 15 mijë lekë (të vjetra).

Ester Bylyku: Merrje pjesë në videoklipe?

Delinda Disha: Po, kam bërë nja dy videoklipe, dhe u pagova 15 mijë lekë. Deri në klasë të tetë, kam qenë tek shtëpia e kulturës, në qytetin e Fierit, dhe shkoja në çdo aktivitet që bëhej.

Delinda Disha merr dhe bashkëshortin në “Klanifornia”, ja 'roli' i tij – Panorama Plus

Delinda Disha flet për herë të parë për ditët pas lindjes: Vetëm qaja - Showbiz

MË TË LEXUARAT

To Top