Sa herë që ngjitet në skenë ajo korr sukses, sa herë që interpreton në filma nderohet, vetëm këtë mund të thuash për aktoren e madhe Tinka Kurti. Sot është ditëlindja e saj dhe aktorja feston 90-vjetorin e lindjes.
Megjithëse ka lindur në Sarajevë më 17 dhjetor 1932, ajo është shprehur se: “Unë jam aktore e Shkodrës. Atje kam dashurinë e d himbjen, mallin dhe pe ngjet e mia”. Në këtë udhëtim kumtimesh të epërme ky shëmbëllim i femrës ngadhnjimtare, ka skalitur në mbamendjen e kinemasë dhe teatrit më shumë se 120 role.
Arsimin bazë 7-vjeçar ajo e mori në Sarajevë dhe kur ishte vetëm 13 vjeç familja e saj u shpërngul për në qytetin e Tiranës ku vazhdoi edhe studimet në Politeknikumin e Tiranës.
Sikurse e thotë shpesh edhe vetë Tinka Kurti, ajo rastësisht u regjistrua për të studiuar në degën e Dramës në shkollën e mesme të Dramës së asaj kohe. Shumë pak kohë pasi kishte filluar të ndiqte studimet në këtë specialitet, ajo u përjashtua nga shkolla me motivacionin “shfaqje të prirjeve liberale”.
Ishte pikërisht regjisori Andrea Skanjeti ai që pikasi talentin e saj të jashtëzakonshëm për ta rikthyer Tinkën edhe njëherë tjetër në skenë me shfaqjen “Dasëm Shkodrane”. Pas themelimit të Teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës ajo bëhet pjesë e trupës si aktore gjysmë profesioniste dhe ishte gjithashtu ndër 10 aktorët që themeluan institucionin e qytetit të Shkodrës.