Lajme

Sot pritet të ketë reshje shiu/ Meterologia: I nxehti do të rikthehet sërish

I nxehti afrikan që prej disa ditësh ka përfshirë vendin, duket se të enjten do të bjerë, pasi meteorologët parashikojnë edhe reshje shiu.

Por vala e te nxehtit do të vijojë, ndonëse jo me temperatura ekstreme. I nxehti afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh vendin tonë, është bërë i papërballueshëm nga qytetarët. Për t’u freskuar sado pak, disa kanë zgjedhur që të shkojnë në plazh, e të tjerë duke shmangur lëvizjet e duke qëndruar në shtëpi.

Meteorologjia Besa Sherollari thotë se të enjten temperaturat do të ulen dhe vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe rrebeshet. Por nuk do të zgjasin pasi masat ajrore të ngrohta do rikthehen sërish.

“Këto vranësira do të pasohen me reshje shiu në intensitet të ulët për sa përket ultësirës perëndimore, por zonat malore do ti kenë reshjet edhe në format e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Fundjava do të jetë përsëri në ndikim të masave ajrorë të qëndrueshme, port ë nxehta”, tha meteorologia.

Temperaturat, pritet të pësojnë një rënie në rang vendi deri në 34 gradë celsius.

MË TË LEXUARAT

To Top