Sot u mbushën 22 vite nga vra sja e pishtarit të demokracisë, Azem Hajdari.
Për ta kujtuar, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka publikuar një foto ku qendron mes Hajdarit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Por Topalli nuk ka hezituar të japë edhe mesazhin e radhës duke shkruar: “Kur kishim opozitë”.
Topalli bën “nul” kësisoj opozitën e sotme të Lulzim Bashës të cilin e ka akuzuar se ka dobësuar Partinë Demokratike dhe hapur ka thënë se ajo nuk kthehet në PD, sa kohë aty të jetë Basha në krye.