Lajme

Sot u takua me Hotin, Rama fillion i nxjerr bojën Albin Kurtit: Qëkur erdhe ti….

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive ka goditur kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke thënë se kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti, ka arritur që të rikthejë aty ku kanë qenë raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama and Hoti agree on the implementation of the agreements and the next meeting of the two governments - KosovaPress

Rama ka thënë se faktet dhe koha treguan se heqja e barrierave të dialogut tregoi se Kosova kishte qenë vetë problemi.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, çfarëdo ikje nga dialogu krijon vetëm fitore në rrjete sociale e media, por e largon Kosovën nga fitorja reale dhe e dobëson në pozicionin ndërkombëtar

“E përgëzoj qeverinë e Kosovës qasjen konstruktive në dialog me Serbinë dhe koordinimin me BE’në dhe ShBA’në. Duke hequr çdo pengesë për rinisjen e dialogut që në fakt koha dhe faktet treguan se ishte një pengesë që Kosova fatkeqë sisht ia vuri vetvetes. Dialogu mbetet i vetmi instrument për të fituar çështjen e shtruar për zgjidhje.

Çdo bishtnim ndaj dialogut krijon vetëm fitore iluzore në rrjetet sociale dhe në mexhelisin mediatik lokal por e largon fitoren reale dhe e dobëson pozicionin e Kosovës në raport me botën”, ka thënë Rama.

Rama e Kurti, një dhe bashkë janë më shumë se dy veç e veç, por pa llogaritur Vuçiçin - Shqiptarja.com

MË TË LEXUARAT

To Top