Z jarret ma sive kanë filluar në Spanjë, mes një vale të nxehti të parakohshme që ka përfshirë vendin prej disa ditësh, duke çuar në temperatura rekord.
E shtuna ka regjistruar vlera të termometrit midis 40-42 gradë Celsius në Zaragoza në verilindje dhe zonat e Navarrës dhe La Rioja në veri të Spanjës, sipas agjencisë kombëtare të motit AEMET.
Shumë zona të Evropës Perëndimore po përjetojnë temperatura të nxehta të pazakonta gjatë ditëve të fundit, duke shtuar frikën e ndryshimeve klimatike.
Në Spanjë, Zamora, pranë kufirit me Portugalinë, dhe Katalonia, në lindje, ishin ndër më të goditurat nga zjarret.