Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, tha se shqiptarët oper ojnë shumë mirë në kohë krizash.
“Mos ua qani shumë hallin shqiptarëve, shikoni periferitë që janë ndërtuar në kohët më të vështira”, tha Spiropali, duke shtuar se “shqiptarët janë me shumë halle, ndaj dhe janë kaq shumë interesantë”.
Në emisionin “Zonë e Lirë”, analisti Arjan Curri duke replikuar me ministren e Ramës, tha se i vinte keq që ajo i shikonte me këtë sy shqiptarët.
“Nëse secili nga ne do të shikonte punën e tij, atëherë ti do ishte në shtëpi”, i tha Curri, Spiropalit, në momentin që ajo u shpreh se shqiptarëve nuk u duhet qarë halli.