Lajme

Spiünë në Shqipëri? Ja çfarë ka ndodhur në një uzinat e Beratit, dalin pamjet

Abcnews.al ka siguruar pamje nga uzina në Poliçan të Beratit, ku u ndaluan katër shtetas të huaj çekë, të cilët fotografuan dhe tentuan të hynin në uzinë. Më konkretisht janë ndaluar dy gra dhe dy burra.

Sipas po licisë në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake janë konstatuar 2 gratë çeke, shtetaset me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe me aparat fotografik.

Në brendësi të tuneleve të Uzinës janë gjetur dy shtetas të tjerë çekë. Ndërsa duket se ambientet e uzinës janë rrethuar nga forca të shumta p olicore.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme u ndaluan gjithashtu 2 rusë dhe një ukrainas, pasi tentuan të hynin në uzinën në Gramsh.

MË TË LEXUARAT

To Top