Mbrëmë në “Prime-n” e “Big Brother VIP Albania”, u bë “gjyqi” i dytë ndaj Luizit. Kjo pasi Luizi e izoloi Kiarën në lavanderi për të gituar lojën që ishte dhënë nga “Vëllai i Madh”.
Produksioni e opinionistët e egzagjeruar teksa edhe quajtën edhe si dh υnë fizike. Duket se njejtë nuk mendojnë fansat e Luizit, e që pëlqenin edhe Kiarën për lidhjen e tyre të krijuar brenda BBV.
Qysh nga “prime” i mbrëmshëm Kiara humbi mijëra ndjekës në ‘Instagram’. Ajo fitoi rritje të ndjekësve pas lidhjes së krijuar me Luizin, dhe tani po humb për shkak të sjelljes së saj me të në një situatë loje.
Zarfi i zi” mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, u aludua si përjashtim i Luizit. Përmbajtja e tij ishte paralajmërimi i fundit për banorët, që kushdo që thyen më rregullat përjashtohet.
Pas mbarimit të “Prime-t”, Luizi është futur brenda dhe ka qëndruar gjithë kohës në krevat, teksa Kiara ka qëndruar jashtë me banorët e tjerë. E vetmja që i qëndroi afër ishte Ermiona.
Luizi u shpreh se ai mund të përjashtohej e Kiara vazhdon e qëndron jashtë duke qeshur e kërcyer. Situata mes çiftit mbetet shumë e nderlikuar.