Sahar Fares, 27 vjeç, po planifikonte dasmën, por në vend të kësaj, familjarët mbajtën një ceremoni mortore, pas shpërthimit shkatërrues të Bejrutit.
Të enjten, familjarët dhe i fejuari, Gilbert Karaan, organizuan një ceremoni të ngjashme me një dasmë, të cilën Sahar nuk pati fatin ta shijonte sa ishte gjallë.
Një bandë për dasmat luajti muzikë, të tjerë u ranë daulleve, familjarët hodhën oriz dhe petale lulesh.
Kjo ishte ceremonia që u kthye në simbol të dhimbjes së Libanit. Muzikatët luanin muzikë, ndërsa zjarrfikësit me uniformë mbanin arkivolin e bardhë, me të cilin Gilbert-i përpiqej të “vallëzonte”.
“Çdo gjë që deshe do të jetë në dasmë, përveç teje,” shkroi ai në rrjete sociale. “Më ktheve shpinën e dashur, më th eve zemrën. Jeta s’ka më kuptim tani që ti nuk je më.”
“Nusja ime e bukur. Dasma jonë ishte parashikuar të mbahej më 6 qershor 2021. Por jo, do të jetë nesër e dashur,” shkroi Gilbert. “Të kam dashur, të dua dhe do të të dua gjithmonë, derisa të ribashkohem me ty dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë.”
E trajnuar si infermiere, Sahar vendosi që në vitin 2018 të bëhej pjesë e shërbimeve civ ile. Ajo preferoi stabilitetin e punës dhe përfitimet shoqërore si një e punësuar në shtet, pasi pa vështirësitë që kaloi i ati me profesion saldator dhe e ëma, mësuese në shkollë.