Stilistja, Stela Sallaku u tregua kritike sa i përket veshjes së disa moderatoreve të cilat janë çdo ditë në ekran dhe përballë publikut.
Sipas saj disa zonja ekrani ngatërrojnë pasarelat me ekranin, ndërkohë që janë përballë një publiku të larmishëm, përfshi edhe fëmijë, ndaj është shumë e rëndësishme të ruhet etika e veshjes.
“Zonjat e ekranit ndonjëherë ngatërrojnë pasarelat e modës dhe dasmat me emisionet. Në botë respektohet kodi i etikës dhe audiencës.
Moderatoret i kam parë të jenë më të zhveshura se sa do zbuloheshin në një event sheikësh”, tha stilistja në një intervistë për Euronews Albania.
Ajo rekomandoi një look minimalist dhe të patër për tu dukur veshur bukur madje dhe shtrenjtë. “Një këmishë e bardhë e hekurosur mirë duke gjithmonë e shtrenjtë.
Një palë pantallona të zeza, xhaketa blu nuk duhet të mungojnë në dollapët tona se shkojnë me çdo tonalitet lëkure dhe duket sikur ke dalë nga butiku. jë triko e zezë dhe një rrip i mirë, që s’ka nevojë të ketë logot e markave”, tha stilistja.