Rreth 135 milionë njerëz në SHBA dhe Kanada do të preken një stuhi e fuqishme dimërore. Shërbimi amerikan i motit tha se temperaturat do të shkonin -45 deri në -55 gradë Celsius gjatë fundjavës në disa zona të vendit.
“Kjo nuk është si një ditë normale bore si kur ishim fëmijë, është serioze,” tha Presidenti Biden në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.
Stuhi të mëdha kanë go ditur edhe pjesën qendrore të SHBA-së, duke shkaktuar mbyllje të rrugëve dhe shkollave, pasi shumë shtete kanë raportuar se bora ka arritur në lartësi deri në 1.2 metra
Afër 500.000 persona në katër shtete, Nebraska, Uajomi, Dakoda e Jugut dhe Minesota janë paralajmëruar se do të përballen me stuhi bore, teksa erërat e fuqishme dhe reshjet e borës kanë vështirësuar udhëtimin.