Sot duam t’ju prezantojmë një regjim dietik të shëndetshëm dhe të ekuilibruar me bazë orizi i cili do t’ju ndihmojë të humbni peshë, por mbi të gjitha do t’ju mësojë se si t’i alternoni vaktet pa e tepruar me sasinë.
Orizi është një lloj drithi i tretshëm, në gjendje të rregullojë florën intestinale dhe shumë i këshillueshëm të përdoret në rastet e shqetësimeve gastrointestinale, shkruan Living.
Orizi përmban pak kripë, prandaj është shumë i dobishëm për ata që vuajnë nga hipertensioni, por edhe për ata që duan të luftojnë mbajtjen e lëngjeve ose celulitin.
Orizi është shumë i këshillueshëm në dieta sepse jep ndjesinë e ngopjes dhe nuk të lejon të shëndoshesh.
Sot duam t’ju prezantojmë një regjim dietik të shëndetshëm dhe të ekuilibruar me bazë orizi i cili do t’ju ndihmojë të humbni peshë, por mbi të gjitha do t’ju mësojë se si t’i alternoni vaktet pa e tepruar me sasinë.
Dieta e Orizit
E hënë
Mëngjesi: një gotë qumësht (edhe bimor), një fetë bukë e thekur me marmalatë, një frut
Paradite: Jogurt pa yndyrë
Dreka: 60 gr oriz i zier, 2 kungulleshka në avull, 200 gr gjoks pule skare, sallatë mikse
Pasdite: një frut
Darka: 200 gr salmon në avull, brokoli në avull, një biskotë orizi (galeta orizi)
E martë
Mëngjesi: një gotë qumësht ose një çaj me mjaltë, 3 biskota integrale, një frut
Paradite: një frut i freskët
Dreka: 200 gr merluc në avull, 1 patate në avull, sallatë mikse, një biskotë orizi (galetë orizi)
Pasditja: kos pa yndyrë
Darka: 50 gr oriz integral, një vezë e zier, sallatë miks
E mërkurë
Mëngjesi: një çaj me mjaltë ose një gotë qumësht, drithëra integrale dhe një frut
Paradite: Kos pa yndyrë
Dreka: 150 gr gjoks gjel deti në skarë, 200 gr spinaq i zier me vaj ulliri e lëng limoni, një biskotë (galetë orizi)
Pasdite: Një frut i freskët
Dreka: Supë me perime, 50 gr gjizë, një biskotë (galetë orizi)
E enjte
Mëngjesi: Një çaj me mjaltë ose një gotë qumësht, një fetë e thekur me marmalatë, një frut
Paradite: një frut i freskët
Dreka: 50 gr gjizë, sallatë miks, 2 biskota (galeta orizi)
Pasdite: kos pa yndyrë
Darka: 80 gr oriz basmat me kunguj, 50 gr proshutë
E premte
Mëngjesi: një gotë qumësht ose një filxhan çaj, 3 biskota integrale dhe një frut
Paradite: Kos pa yndyrë
Dreka: 2 vezë të ziera, sallatë miks, 2 galeta (biskota orizi)
Pasdite: frut i freskët
Darka: 80 gr oriz integral me karkaleca, sallatë mikse
E shtunë
Mëngjesi: një filxhan çaj ose një gotë qumësht, një fetë buke e thekur me marmalatë, një frut
Paradite: një frut i freskët
Dreka: 80 gr oriz integral me kunguj, speca të pjekura
Pasdite: kos pa yndyrë
Darka: supë me perime, 100 gr proshutë krudo
E diel
Mëngjesi: Një gotë me qumësht ose një filxhan çaj me mjaltë, 3 biskota dhe një frut
Paradite: Kos pa yndyrë
Dreka: 60 gr oriz me shafran, 50 gr proshutë, sallatë miks
Pasdite: frut i freskët
Darka: supë bishtajash, sallatë mikse.