Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim në krye të listës së gatimeve shqiptare janë petullat.
Vësh tirë t’u rezistosh! Të ngrohta, me pak mjaltë, sheqer pluhur a kanellë, reçel apo djathë. Por edhe pa i shoqëruar fare, me asgjë, shija e tyre e plotë të përfshin tërësisht.
Fantastike për mëngjes dhe shoqëruese të këndshme për drekë, petullat mbeten një nga gatimet speciale jo vetëm për familjen por edhe miqtë e të afërmit
Ju sugjerojmë më poshtë një recetë të lehtë dhe të shpejtë për përgatitjen e petullave gën jesh tare në shtëpi. Një mënyrë fantastike për t’i shijuar me familjen a me miqtë.
Quhen gënje shtare sepse janë të fryra nga jashtë dhe bosh nga brenda. E megjithatë, shija e tyre është fantastike.
Petullat gënj eshtare janë traditë e zonës së Korçës dhe rrethinave të saj.
Dikur gjyshet i gatuanin ato mëngjeseve dhe i shërbenin të ngrohta për nipërit e mbesat teksa gjithë shtëpia kënaqej me shijen e tyre të mrekullueshme.
Përgatitja e Petullave Gë nje shtare në Shtëpi
Përbërësit
500 gr miell gruri
2 kokrra vezë të freskëta
1 gotë e gjysmë kos
Dy lugë kafeje me sodë
Kripë
Përgatitja
Në një tas të madh shtojmë miellin, sodën dhe kripën.
Krijojmë një gropëz të vogël në mes dhe aty shtojmë dy vezët dhe kosin.
I përziejmë të gjithë përbërësit dhe punojmë brumin me dorë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe homogjene.
Pasi brumi është gati, AgroWeb ju sugjeron ta lini të pushojë përreth një orë.
Më pas, brumin e ndajmë në dy pjesë të barabarta dhe secilën prej pjesëve e hapim në një petë me trashësi rreth 1 centimetër.
Petën e pre sim në katrore, rrethore ose trekëndore të vogla me madhësi nga 5-6 centimetra.
Vendosim tiganin në zj arr dhe hedhim vajin, pasi ky i fundit të jetë ngrohur nisim sku qjen e petullave.