Aktivistja Evi Kokalari e ka marrë seriozisht angazhimin e saj në jetën politike në Shqipëri, së fundmi ka kërkuar që SPAK të hetojë ish-presidentin Bamir Topi për syzet që ky i fundit ka.Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari, e cila prej muajsh është bashkuar me Sali Berishën dhe nismën e tij për të rithemeluar PD-në, pyet se ku i ka gjetur Topi 60,000 euro për syzet e diellit.
Kokalari sugjeron që Topi duhet të thotë ku e ka gjetur këtë shumë, ose Prokuroria e Posaçme duhet të nisë një investigim. “Aman, ky Bamir Topi me 60,000€ syze dielli, bën mirë ta lërë këtë popull rehat.Jo mor jo, s’ke pse të dukesh i vobekt fare, por 60,000€ syze vetëm një njëri që se ka konceptin se si nxirren lekët me djersë mund ti harxhoi. Dhe miliarda të kesh, 60,000€ nuk harxhon njëri për syze dielli sepse është budallallëk me brirë.Tashti nëse vërtet kanë kushtuar aq, Bamir Topi bën mirë të na thotë ku i gjeti këto lek, dhe pse jo, SPAK të filloj një investigim”, shkruan Kolalari.
Ndërkohë në një tjetër reagim pak ditë më parë, Evi Kokalari reagoi ashpër ndaj Bleona Qeretit që u tha se do kandidonte në Këshillin Kombëtar të PD, gjë që nuk ndodhi realisht. Në anën tjetër, Belona ka deklaruar se do ta hedh në gjyq Kokalarin për shpifjet ndaj saj.