Rozë

Ta prek shpirtin këngëtarja që u fut në ‘Big Brother’: Kam fjetur 20 ditë rrugë të Tiranës, se familja donte të më fejonte të vogël ika

Xhesisara është një nga Vip-at të cilët ju bashkuan shtëpisë së “Big Brother”së fundmi. Gjatë një bisede me banorët ajo ka treguar një histori e cila ka prekur shumicën prej tyre.

Do të habiteni se si dukej më parë Xheisara e Big Brother VIP

Ajo ka shpërthyer në lot, teksa ka rrëfyer se nuk flet me një pjesë të familjes së saj. Kjo pasi kur është bërë këngëtare, ata nuk e kanë pranuar këtë vendim. Xheisara tha se ata donin ta fejonin në moshë të vogël, gjë që ka bërë të largohet nga shtëpia.

“Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi. Nuk flas sepse kur jam bërë këngëtare më kanë hedhur në rrugë. Më kanë hedh se kanë dash të më fejojnë që të vogël. Unë nuk jam fejuar. Kam ik 17 vjeç nga shtëpia. Edhe kam fjet 20 ditë rrugëve në Tiranë.

Edhe mamit i thoja jam shumë mirë. Edhe kam 9 vite që jetoj vetëm. 9 vite që nuk kam patur asnjë njeri, a kam bukë apo nuk kam bukë”, tregoi ajo mes shumë emocionesh.

Zbulohet këngëtarja që do të hyjë sonte në "Big Brother VIP" - GOSS-BIZ

MË TË LEXUARAT

To Top