Lajme

Ta prek shpirtin/ U fut përditë në lumë për ta gjetur trupin e vajzës, babai: E bëra deri në fund detyrën time, ta përqafoja edhe një herë

Merr fund makthi i 37-vjeçarit Ahmed Ben Daoud, i cili zhytej çdo ditë në lumë në kë rkim të trupit të vajzës së tij.

Ahmed Ben Daoud - KultPlus

Trupi i Hafsa, 15-vjeçarja e cila u mor nga lumi në San Pietro në Itali më 1 shtator, u nxorr nga uji mëngjesin e djeshëm.

Iden tifikimi i trupit u bë pasditen e sotme falë punës së mjekësisë ligjore. Ku foma u gjet kur një pol ic në pension po peshkonte në zonën në fjalë, ndërsa inde ntifikimin e 15-vjeçares e bëri vetë i ati i saj.

Hansa, me origjinë marokene, jetonte prej 10 vitesh në Itali, ndërsa I ati që nga dita e tragjedisë nuk rreshti kurrë së kërkuari trupin e vajzës. Madje, i ati, me paratë e papunësisë kishte blerë një dron për të monitoruar nga ajri lumin Adda me shpresën se do e gjente kuf omën e vajzës së tij.

Sapo mësoi se ishte gjetur një trup nxitoi për të mësuar të vërtetën.

“Doja shumë të ishte ajo, doja ti thoja lamtumirë, ta përqafoja për të fundit herë e pastaj të shpresoja se do të rikthehesha të jetoja duke ditur se e bëra deri në fund detyrën time si baba.Vetëm atëherë do të gjeja paqe”, ka thënë 37-vjeçari, citojnë mediat italiane.

Adda (river) - Wikipedia

MË TË LEXUARAT

To Top