Aktori i humorit Florjan Binaj ishte i ftuar në studion e “Historia e Fundjavës”, ku gjatë intervistës me Mirela Milorin tregoi se kishte nisur të punonte që në moshë të vogël.
Aktori u shpreh se nuk i harron vështirësitë që ka kaluar dhe kjo e bën që të ndihmojë edhe të tjerët.
Mirela Milori: Në fakt the pak më parë the që ke punuar që herët. Ti nuk harron nga vjen kam idenë? Ti nuk harron vështirësitë e tua ndoshta, që të bën që të jesh kaq i mirë dhe ta japësh këtë mirësinë pa kursim tek të tjerët, me aq sa ke në dorë.
Florjan Binaj: Absolutisht jo. Unë kam punuar që 8 vjeç. Kam punuar lloj-lloj punësh, e kam thënë edhe herë të tjera. Kam punuar edhe fatorino nëpër furgonat e Unazës kur nuk kishte autobusë, nuk më vjen tu rp ta them, edhe sot e kësaj dite. Por këto punë më kanë bërë gjithmonë të mos e harroj fundin, edhe të mos e harroj gjithmonë sipërfaqen. Ta di gjithmonë ku jam dhe ku mund të jem për të ndihmuar njerëzit.