Abo rti se lektiv me bazë gjinore është një ndër problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare, ku që prej vitit 1990 ka 33 mijë vajza të munguara.
Jona, 30-vjeçarja nga Hasi, nëna e tre vajzave është rrëfyer në “Shqipëria Live” për problemin e saj. Ajo është detyruar nga bashkëshorti i saj që të abo rtojë pasi priste përsëri vajzë në shtatzëninë e katërt.
“Vij nga qyteti i Kukësit, jam nënë e tre vajzave, dëshira më e madhe ishte të kishim një djalë, sapo bëra 12 javë e pamë dhe ishte vajzë. Kjo gjë për bashkëshortin ishte shumë e rëndësishme, filluan debatet, më pas mori një mjek në telefon dhe la një takim që të bënim abo rtin. Edhe mjeku tha që ta mendonim edhe njëherë sepse kishte pa soja. Por ai tha që ishte vajzë edhe do të hiqej. Shkuam në maternitet dhe u krye aborti. Nuk kisha zgjidhje tjetër, marrëdhënia jonë do të merrte fund se më k ërc ënonte me divorc, duhet të mbroja edhe 3 vajzat e tjera.