Në seancat e “Shihemi në Gjyq” kemi parë raste dhe problematika nga më të çuditshmet, kjo e sotmja është padyshim një prej tyre, që habiti publikun në sallë dhe atë nga ekrani.Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan përballen Adivia dhe Nertila, të cilat janë nënë e bijë.
Në vitin 2012, bashkëshorti i Adivies ndërroi jetë prej një a ksidenti automobilistik teksa ishte edhe në punë.Familja e aksidentuesit si dhe kompania e sigurimit ofruan shuma parash si dëmshpërblim për v dekjen e tij, por Nertila pretendon se nuk ka marrë asnjë qindarkë nga pjesa që i takonte, e cila duhet të ishte 5 milionë Lekë të vjetra.Por, teksa nënë e bijë përballen për shumat e parave, Adivia zbulon një detaj tronditës nga qëndrimi në shtëpi me njërin prej djemve.Adivia: Nuk është problemi vetëm te kjo.
Është problemi edhe te djali. Duke u rritur e rritur, ka dy vjet që më dhnon, më godet, thotë “ku i ke lekët e babit?” Nertila: “Ku janë lekët” thotë ai, siç po bëj unë. ArditGjebrea: Dakord, por jo ta godasë. Nertila: Këto janë gjëra që unë s’i kam ditur, që mund të ndërhyja. Adivia: Çfarë mund të bëj unë, më thuaj ti.Ardit Gjebrea: Ti je motra e madhe? Nertila: Po, unë jam motra e madhe. Ardit Gjebrea: Të takon që të ndërhysh në momentin që mamaja goditet.Nertila: Pa e ditur? Unë kam vite që nuk flas me zonjën.
Ardit Gjebrea: Nuk flet me mamin? Pse nuk flet me mamin? Adivia: Zonja Eni, edhe fshati e di si jam unë në gjendje.Eni Çobani: Më trego si të dh unon djali tani se kjo është hataja. Si të dhunon djali moj zonjë? Adivia: Djali i ka marrë vesh të tëra. “Ku i ke letrat ta ndjek unë” thotë. E kam gënjyer. Nertila: Çfarë i ke thënë ti? Zonja i ka thënë letrat i kam te vajza, unë s’di asgjë.