Lajme

Ta rrëqeth shpirtin historia e gazetares së njohur shqiptare/ Brenda 5 ditëve humbi edhe nënë dhe babanë nga Covid-19

Gazetarja e çështjeve sociale në Top Channel, Alma Demiraj ka raportuar për situatën e pandemisë së Covid 19, që nga momenti kur u konfirmuan rastet e para në vendin tonë.

Tek “Ëndërrtjerrësit”, ajo tregon vështirësitë e raportimit për një situatë që askush nuk e dinte si do të vazhdonte, përballë një pandemie të panjohur.

Alma Demiraj hyri në ambientet e brendshme të spitalit Infektiv, i përshtatur në një spital për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus dhe shikuesit panë konkretisht gjendjen në ambientet, ku askush nuk mund të hyjë, asnjë familjar i të prekurve. Megjithatë, gazetarja tregon se goditjen më të madhe e ka marrë kur për shkak të Covid 19 humbi prindërit.

“Kjo ishte god itja që mora më shumë. Për një vit e ca që raportoja, nuk e kisha ndjerë fr ikën. Momenti që jam tr onditur më shumë ka qenë shkurti. Edhe vetë profesioni na rrë mben, punojmë pa fr ikë, por në 21 shkurt unë humba mamin dhe 5 ditë më pas humba tim at”.

Alma Demiraj është e bindur kur thotë se do të vazhdojë të raportojë situatën e virusit në vend, për të përcjellë te publiku lajmet më të fundit rreth situatës.

MË TË LEXUARAT

To Top