Një shqiptar i Kosovës, i quajtur Ahmet Sulaj prej të paktën dy ditëve është parë të endet në qytetin e Durrësit duke thënë se nuk gjen dot shtëpinë.
Nuk dihet nëse personi në fjalë jeton në qytetin e Durrësit, por sipas qytetarëve ai thotë se ka ardhur me autobus dhe se nuk e gjen dot banesën.
Banorë të zonës e kanë ndihmuar me veshje pasi për shkak të uljes së menjëhershme të temperaturave, veshja e tij ka qenë e papërshtatshme. Ai mbrëmjen e djeshme thotë se ka qenë edhe në polici, por sot sërish endet rrugëve.
Çdokush që e njeh, është i lutur të kontaktojë familjarët e të moshuarit.