Lajme

Ta rrëqeth shpirtin/ Po punon nga 20 orë në ditë, 28-vjeçari nga Ukraina: Më dhembin duart do duhet të bëjë bukë

Ndërsa ukrainasit anëmbanë vendit mblodhën shishe qelqi për kokteje molotov dhe u ar matosën për të lu ftuar kundër forcave ruse, Pavlo Servetnyk u drejtua për në kuzhinë.

Që kur trupat ruse hynë në Ukrainë, Servetnyk punon 20 orë në ditë për të ushqyer njerëzit e Khersonit të pus htuar nga Rusia.

28-vjeçari pjek me mijëra bukë çdo ditë, i ngarkon në kamion ose në makinën e tij dhe drejtohet për në rrugët e shkretuara, për t’i shpërndarë tek njerëzit të cilëve gjithnjë e më shumë po u ndalen furnizimet me ushqime.

Kherson ishte qyteti i parë i madh që ra që nga fillimi i lu ftës. Ndërsa pu shtimi b rutal i Ukrainës nga Rusia hyn në javën e tretë, lu fta për mb ijetesë në të gjithë vendin po intensifikohet.

Furnizimet bazë po mbarojnë , temperaturat po bien dhe shumë qytete janë nën rrethim nga bom bardimet e rënda ruse.

Të bashkuar kundër një ar miku të përbashkët, ukrainasit po gjejnë mënyra për të rezistuar — pa mbajtur as a rmë.

“Të gjitha pjesët e trupit më dhembin — kyçet e dorës më dhembin dhe nuk jam në gjendje të hap derën. Prandaj është e vështirë,” tha Servetnyk për CNN.

MË TË LEXUARAT

To Top