Dita e sotme shënon ditën e 9 të grevës së urisë për naftëtarët e Ballshit. Mësohet se stafi mjekësor ka shkuar në mjediset e grevës.
Mjekët kërkojnë që një nga naftëtarët të dërgohet në spitalin e Ballshit pasi gjendja e tij paraqitet serioze.
Ndërkohë që grevistët thonë se ai nuk pranon të shkojë në spital. Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e tyre paraqitet problematike, pasi grevistët kanë shqetësime të shumta dhe duhet të ushqehen.