Rozë

Takoi dhe vjehrrën Sara! Tani Pajtimi i ka bërë surprizën që do të donte çdo vajzë

Dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri – “Big Brother VIP”, Pajtim Krasniqi (DJ PM) dhe blogerja, Sarah Berisha janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer të publikut që pas historisë së tyre të krijuar brenda shtëpisë.

Sarah Berisha tregon komentet pas BBV: Ç'nuk thanë për mua, pëlqeja  Donaldin... – Dosja AL

Lidhja e tyre vazhdon ende, madje dyshja shihen vazhdimisht pranë njëri-tjetrit, e që së fundmi DJ PM është kujdesur që ta befasoj Sarën në një mënyrë të veçantë.

Ditën e djeshme është xhiruar emisioni “Fan Club Big Brother VIP”, i cili do të transmetohet të martën mbrëma në orarin e njëjtë të spektaklit të “Big Brother VIP”, ku të ftuar janë të gjithë ish-banorët.

Në rrjete sociale është publikuar një video nga pjesa e xhirimeve, ku DJ PM i dhuron Sarës një buqetë të madhe në formë zemre më trëndafila. Ndërsa, shkëmbejnë edhe një puthje në mes të skenës. Kujtojmë që së fundmi, Sarah ka treguar për herë të parë në emisionin “E Diell” takimin që ka pasur me nënë e Pajtimit.

Blogerja u shpreh se në fillim takimi ishte i sikletshëm, por sipas saj nëna e DJ PM-it ishte shumë e sjellshme dhe ajo e ka qejf që Sarah është në krah të Pajtimit.

MË TË LEXUARAT

To Top