Lajme

Takoi Kryeministrin Rama mesditën e sotme/ Nënë Liza tregon si u soll ai: Nuk ma dha fjalën, por më…

Banorët që ishin në takim me kryeministrin Edi Rama kanë dalë të zhgënjyer nga takimi, duke thënë se ai nuk i dëgjoi fare.

Nënë Liza është shprehur se nuk morën asnjë garanci nga kryeministri Edi Rama nëse do të marrin një kontratë për banesa të reja.

“Nuk morëm asnjë garanci, ai tha do e merrni, nuk e besoj gjallë, fjalët i merr era, nuk do dalim nga shtëpia, nuk morëm asnjë kontratë. Kur të vij Bashkia me avokat me të gjitha, ndryshe jo se nuk kam mundësi për të falë shtetit”, tha Nënë Liza.

Një tjetër banore tha se Rama e ka quajtur mashtruese dhe se banesën e saj e ka cilësuar kasolle. “Më tha ti ke një kasolle, çfarë kërkon për atë kasolle. Unë i thashë jeni mashtrues, ai më tha “mashtrues je ti dhe babai yt”, tha një tjetër banore.

Po ashtu, një tjetër banore që ishte në takim tha se kreu i qeverisë fliste vetëm me nënë Liznën dhe se nuk i ka lejuar të flasin.

“Nuk më linte të flas, fliste vetëm me nënën Lizën, ne jemi me shkollë, kemi të drejtë të mbrojmë pronat tona. Nuk më linte të flas, më thoshte ti e ke të mbaruar çështjen, por unë nuk e kam të mbaruar, i thashë ose nuk vini me avokat që të firmosin dokumentet. ai na thoshte “pusho”, i thashë që kam të drejtën e fjalën, se është e drejta e njeriut”, u shpreh një tjetër.

MË TË LEXUARAT

To Top