Rozë

”Takova dy gra punonin në kuzhinë”/ Aurela Gaçe: Kush e do punën dhe familjen çon të ardhura në shtëpi

Këngëtarja Aurela Gaçe ka rrëfyer përmes një postimi në rrjetet sociale, situatën me të cilën është përballur gjatë pushimeve të kësaj vere teksa ndodhej në Lezhë. Në resortin ku po pushonte është njohur me 2 mësuese të cilat punonin aty gjatë verës si kuzhiniere.

“Këto ditë , ndodhesha në një kompleks të njohur në Lezhë! Teksa isha duke rregulluar diçka në pasqyrë,dy zonja, të veshura me uniformën tipike të stafit të kuzhinës, kaluan aty pranë e meqënëse më njohën, kërkuan të bënin një foto. U afruan me shumë mirësjellje.

Ne, -tha njëra prej tyre- jemi mēsuese me profesion, por gjatë verës, punojmë edhe në kuzhinë. Hoqën përparêsen ,bëmë foton e po me mirêsjellje u larguan. Unë foton nuk e kam, e nuk e di nëse ato më ndjekin në rrjetet sociale,por , doja ti falenderoja .

Doja ti falënderoja për njeriun -hero që janë. Tani, shumë shpejt, ato dy mësuese, do të kthehen në profesionin e tyre për tê cilin edhe kanë studiuar. Do të kthehen në detyrën e shenjtë të mesimdhënies .
Eh sa të bukura m’u dukën me përparësen e kapuçin e kuzhinës …. Thashë me vete, lum fëmijët që marrin dije nga njerëz të tillë. Për mua, këta janë heronjtë e heshtur .

Këta nuk bëjnë as zhurmë, as marrin trofera. Por, janë ata heronj që me veprimet e tyre, në heshtje, na tregojnë se ne, jemi të pasur me njerëz të bukur, të pasur shpirtërisht, që duan punën.

Unë dua t’u them “FALEMINDERIT ” dy mësueseve . Shembulli personal, është mèsimdhenia më e vlefshme për brezin që rritet. Uroj t’a lexojnë .Nuk arrita t’ja u thosha përballë gjithë mendimet, por dua ta dinë se më sollën shpresë.Po po, shpresë!

Shpresë për nesër.Uroj t’a lexojnē edhe ata që rëndom thonë se s’dinë c’te bëjnë, se s’kanë punë etj etj justifikime prej dembelësh. Ose kur thonë “jashte shtetit punoj unē,por këtu jo”

Kush e do punën, kush e do familjen e vetë, e gjen gjithmonë mundësinë të çojë të ardhura në shtëpi. Të punosh, është krenari 👏👏👏👏”, shkruan Aurela.

MË TË LEXUARAT

To Top