Semi dhe Donaldi krijuan miqësi shumë të ngushtë gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP. Ata mbështetën gjithmonë njëri tjetrin dhe u përlotën kur Semi u largua nga gara.
Mirëpo pas largimit të saj, Donaldi krijoi afrimitet me Beatrix që solli më pas një histori dashurie brenda BBV. Ky veprim nuk i pëlqeu aspak Semit, e cila është mikeshë e ish të dashurës së Donaldit.
Për marrëdhënien e tij me Semin, Donaldi ka diskutuar me vajzat e shtëpisë. Einxhel i tha Donaldit se nuk mendon se shoqëria e tyre do të vazhdojë e njëjtë jashtë.
Edhe Donaldi e konfirmoi duke u shprehur se e vlerëson si vajzë dhe do të ketë gjithmonë respekt për të.
“Jo, as unë s’e besoj. Prapë, unë e respektoj si vajzë, është vajzë fantastike. E kam thënë gjithmonë, edhe pasi ka ndodhur “bomba e madhe e shekullit, përmbysja e madhe”, prapë ajo është një vajzë shumë e mirë. E kam thënë gjithmonë këtu, e kam thënë gjithmonë jashtë”– është shprehur ai.